Ditën e djeshme një sanitare 62 vjeçe me iniciale L.Z., është gjetur pa shenja jete në ambientet e shkollës 9-vjeçare në fshatin Përparim të Elbasanit.
Sipas policisë ajo dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Gjendet e pajetë sanitarja e një shkolle 9-vjeçare në Elbasan