-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ilir Meta: Ende jam në qeli, mezi po pres të takohem me ‘kolegët’ e regjimit

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas raportimeve se ai kishte mbërritur në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimin për dosjen CEZ-DIA. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka sqaruar se akoma ndodhet në qelinë e tij dhe se nuk është larguar ende për në SPAK.

Ai ka theksuar se lajmi për mbërritjen e tij në SPAK ishte një shpifje nga mediat që e lidhin me “regjimin mashtrues”, duke shtuar se është i gatshëm të përballet me pyetjet e gazetarëve pas seancës në Prokurorinë e Posaçme.

Ilir Meta: Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit