Pse Shqipëria Kosova dhe Kroacia nuk u “pëzgjodhën” nga shteti hebraik?
Kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems kishte njoftuar tashmë më 18 nëntor 2024 se kishte nënshkruar një kontratë me një vend evropian për furnizimin e një numri të sistemeve të artilerisë raketore PULS, duke përfshirë raketa dhe drone zbulimi MALE të llojit Hermes 900 me një vlerë totale prej 335 milionë dollarë amerikanë.
Dorzimi duhet të bëhet në tre vitet e ardhshëm. Blerësi i ardhshëm evropian i “panjohur” më parë i sistemit të artilerisë raketore PULS (Multi-Purpose Universal Launching System) është me sa duket Serbia, ka raportiar e përditshmja izraelite Haaretz.
Të paktën 15 fluturime nga dhjetori 2023 deri më sot janë kryer nga avionë ushtarakë izraelitë ose avionë të njohur për transportin e armëve në Izrael.
Ata ateruan në aeroportin e Beogradit dhe Nishit, destinacioni i tyre përfundimtar ishte baza e Forcave Ajrore Nevatim, e vendosur jo shumë larg qytetit të Bersheva në Izraelin juglindor. Sipas statistikave të mbledhura nga Haaretz gjatë 10 muajve, Serbia është në krye të listës së vendeve nga fluturojnë avionët ushtarakë izraelitë.
Serbia eksportoi armë dhe municione në vlerë 7.3 milionë euro në Izrael në korrik (2024), duke injoruar, ndër të tjera, apelet e ekspertëve të OKB-së për të ndaluar shitjet e armëve në atë vend për shkak të krimeve të mundshme të luftës kundër palestinezët në Gaza.
Posshtu Haaretz raportoi para disa jave se shërbimi i sigurisë së brendshme të Serbisë hakoi telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve socialë serbë, duke përdorur një mjet të blerë nga kompania izraelite Cellebit .
Pse Shqipëria dhe Kosova nuk u “pëzgjodhën” nga shteti hebraik, arsyet mund të jenë të”pakta” por ende të pa thëna . Mendoj që tre element mund të jenë kyçë :
- a) o ne jemi të pa përgaditur për të kërkuar-aranzhuar-dialoguar dhe finalizuar procesin e një kërkes-marrëveshje të formatit militarist .
- b) o pala izraelite nuk na ka në orbiten e partnerit të “dëshiruar” edhe pse kur “thanë lekun” humbin dhe treten edhe romancat edhe preferencat !
- c) o Serbia ka punuar shumë në aksin Beograd-Tel Aviv dhe “pa pritur ka arritur ta trash” miqësin dhe raportet me shtetin hebre.
Mes pikës A dhe B duhet kërkuar defektin !?