Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme për më shumë se dy orë në SPAK për lobimin në SHBA. Detajet i dha avokati i tij, Genc Gjokutaj në një prononcim për mediat pasi Meta mbylli seancën e pyetjeve përballë prokurorit Sotir Kllapi. Gjokutaj u shpreh se Meta ishte shumë bashkëpunues dhe shterues përballë prokurorit dhe OPGJ-së. Prej tre muajsh Meta është në qeli tek “313” -ta i akuzuar për pasurinë, korrupsion dhe fshehje të ardhurave.
Prononcimi i plotë i avokatit të Ilir Metës, avokati Genc Gjokutaj
Sot zoti Meta është pyetur vetëm për lobimin në Amerikë. Meta ka qenë bashkëpunues dhe tepër sqarues për aq sa ai kishte dijeni dhe mbante mend, pa iu referuar aketeve që do na vihen në dispozicion dhe për detaje të reja që do ketë nevojë organi i hetimit do të japë shpjegime më të detajuara. Sot procesverbali u firmos dhe seanca u realizua.
Prokurorët ishin të interesuar vetëm për këtë episod?
Prokurori vetëm prokurori Sotir kllapi me OPGJ-në ishin dhe seanca e sotme ishte dedikuar, drejtuan pyetje për lobiomin dhe vetem për këtë episod.
A mund të na thoni çfarë deklaroi Meta për shumën që janë paguar për kompaninë lobuese?
Nuk na janë vendosur në dispozicion letër-porosia. Ne momentin që do të marrim aktet do të flasim në detaje sepse cështja e shumës është një teknalitet që kërkon jo vetëm dijeninë por edhe një vëmendje të shtuar sepse është edhe cështje matematikore cështja e shumave.
Kreu i PL-së shprehet se ishte gati t’i përgjigjej gazetarëve por duke qenë se është në arrest nuk mund të ndodhte kjo dhe e dyta jeni me shall, kaq ftohtë ishte atje?
Pyetja e dyta ka lidhje probleme shëndetësore. Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë, Meta u tha që a është e mundur që të komunikoj me median, ata i thanë se është e pamundur.
A do të japë shpjegime Meta për CEZ-DIA dhe pasurinë?
Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime dhe për të qenë bashkëpunues me organin e hetimit. Meta edhe në cilësinë e deklaruesit është pyetur katër herë dhe ka dhënë shpjegime të detajuara. Zoti Meta përballë këtij procesi nuk ka zgjedhur heshtjen por përballjen me aktet dhe faktet që prokurorët kanë në dispozicion
Po rekursi?
Do të paraqitet brenda afatit ligjor, jemi duke e përfunduar, ajo që doja tu thoja në fund, Meta u kërkoi prokurorëve për cështjen e McGonigal dhe inceneratorëve. Unë kam dokumentacionin (tregon nga kamera), por nga ana e prokurorëve, u tha, që për procedurën e bonusit nga Engjëll Agaçi dhe Edi Rama, po, edhe cështja e fleksibilitetit të bashkisë Tiranë për inceneraotrin e Tiranës me firmën e Veliajt që ka marrë kompetencën, këtu.
Në cfarë cilësie i kërkoi Meta?
Nuk ka rëndësi, ai është lider i partisë së Lirisë, që ka bërë kallëzimet dhe ai u interesua me ecurinë se cfarë po bëhet. Prokurorët thanë që ata nuk mund ti përgjigjeshin për më tej se është sekret hetimor, por ata sugjeruan që me anë të një kërkese ti drejtohemi SPAK-ut për të marrë informacionin. Ne do të paraqesim këtë kërkesë për këto pyetje që Meta i drejtoi prokurorit dhe OPGJ-së.