E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me shefin e shtabit të Forcave të Armatosura Arben Kingji.
Në takim ata kanë diskutuar për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe për bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA.
Ambasada amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët.