Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shkolla 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në Tiranë është pajisur me laboratorë inteligjentë, duke u bërë pjesë e rrjetit të 300 SmartLab-eve në shkolla.
Rama gjithashtu njoftoi se qeveria ka planifikuar të shtojë 654 laboratorë të tillë në shkolla të tjera, duke siguruar që shkollat me numër të madh nxënësish të kenë më shumë se një SmartLab.
“Mirëmëngjesi dhe me laboratorët e rinj inteligjentë të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në Tiranë, pjesë e rrjetit të 300 SmartLab-eve në shkolla, si dhe me lajmin e mirë se me investimin e qeverisë shqiptare, do të kemi edhe 654 laboratorë të tjerë inteligjentë, duke siguruar që shkollat me numër të madh nxënësish të kenë më shumë se një SmartLab, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.