Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, me reshje të pakta shiu herë pas here. Pjesa e dytë e ditës do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në bregdet dhe zona të ulëta, ndërsa reshje dëbore priten në zonat malore Lindore.
Temperaturat do të jenë nga 1°C në Pukë deri në 19°C në Jug. Era do të fryjë lehtë deri mesatarisht, me shpejtësi mbi 35 km/h, duke krijuar dallgëzim në brigjet detare.