Numri i të vdekurve nga një shpërthim gazi në një minierë qymyri në provincën Shanxi të Kinës veriore është rritur në 90, raportoi të shtunën media shtetërore CCTV.
Shpërthimi i gazit ndodhi vonë të premten në minierën e qymyrit Liushenyu në qarkun Qinyuan, me 247 punëtorë në detyrë nën tokë, raportoi media shtetërore Xinhua.
Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje autoriteteve të “mos kursejnë asnjë përpjekje” për të trajtuar të plagosurit dhe për të kryer operacione kërkim-shpëtimi, ndërsa urdhëroi një hetim të plotë për shkakun e aksidentit dhe përgjegjësi të rreptë në përputhje me ligjin, sipas Xinhua.









