Një 56-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi qarkullonte i armatosur me një kallashnikov dhe një thikë.
Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh, u arrestua gjatë një operacioni të koduar “Parandalimi”, pas informacionit të siguruar nga inteligjenca policore. Gjatë kontrollit të automjetit të tij në fshatin “Vrakë”, policia sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, krehërin dhe municionin luftarak, si dhe një thikë.
Hetimet vijojnë për të zbardhur qëllimin e lëvizjes së tij të armatosur.