Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e kryeministrit Edi Rama për uljen e çmimit të energjisë elektrike.
“Para çdo palë zgjedhjesh, Edi Rama u premton qytetarëve parajsën, por pas zgjedhjeve ka ndodhur e kundërta:
❌Premtoi punësim, por përzuri shqiptarët drejt emigrimit;
❌Premtoi shëndetësi falas, ndërsa sot 60% e shpenzimeve paguhen nga xhepi i qytetarëve;
❌Premtoi legalizime, por u vendosi tritolin;
❌Premtoi ulje të çmimit të energjisë, por e rriti atë, burgosi dhe shtyu drejtë vetëvrasjes qytetarët që nuk kishin mundësi të paguanin;
❌Premtoi rend dhe siguri, por u’a dorëzoi qeverisjen kriminelëve, kanabizoi vendin dhe e shndërroi në lavatriçe të pastrimit të parave.
Edhe sot, premtimi i tij për energjinë, ashtu si 12 vite më parë, është thjeshtë mashtrimi i radhës për të marrë votën me 11 maj.
Pas zgjedhjeve, gjithçka do të kthehet si më parë: favore për miqtë dhe oligarkët, ndërsa për qytetarët vetëm ndëshkime.
Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës.
Shqipëria meriton më shumë” shkruan Basha.