Didier Deschamps nuk do të jetë më trajner i kombëtares franceze pas kupës së botës 2026. Tekniku 56 vjeçar ka njoftuar se nuk do të rinovojë kontratën dhe aventura e tij në botërorin e vitit të ardhshëm, do të jetë e fundit në krye të përfaqësueses franceze.
Lajmin e publikoi L’Equipe që mes të tjerash shkruante se një vendim i tillë pritej nga Deschamps që drejton skuadrën prej katërmbëdhjetë vite.
Në krye të Gjelave, Didier Deschamps ka fituar Kupën e Botës 2018 ku francezët mundën në finale 4-2 Kroacinë dhe fituan për herë të dytë në histori por pa harruar dhe dy finalet e humbura në Evropianin e 2016 dhe Botërorin e 2022. Në vendin e tij pritet të vijë Zidane.