-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryepeshkopin Anastas e vizitojnë Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë

Kryesoret

Gjendja e Kryepeshkopit Anasats Janullatos është përmirësuar. Kryepeshkopi prej pesë ditësh ndodhet në spital në Athinë për mjekim më të specializuar për shkak të probleme shëndetësore.

Ditën e sotme ai u vizutua në spital nga hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë. Ata i kanë uruar shërim të shpejtë dhe kryepeshkopi Anasatas i ka falenderuar të gjithë ata që janë lutur për shërimin e tij.

“Në emër të Sinodit të Kishës Orthodhokse të Greqisë, Hirësitë e tyre Mitropolitët e Nafpaktës dhe Shën Vlashit z. Jerothe dhe të Dhimitriadhës dhe Almirës z. Ignat vizituan sot Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas, të cilit i përcollën dashurinë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Athinës, z. Jeronim dhe lutjet e uratat e Etërve të Sinodit të Shenjtë të Greqisë për rikthimin e shëndetit të tij.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas falenderoi përzemërsisht anëtarët e Sinodit të Shenjtë, duke përmendur më tej se u është sinqerisht mirënjohës të gjithë atyre që luten për shërimin e tij të shpejtë”, thuhet në postim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit