-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Bilalli: Do ketë luftë mes Turqisë dhe Izraelit?

Kryesoret

Qeveria izraelite është vënë në gatishmëri të lartë pas një paralajmërimi serioz nga Komiteti Nagel për një konflikt të mundshëm të armatosur me Turqinë. Komiteti, i ngritur për të vlerësuar kërcënimet rajonale të sigurisë, ka identifikuar ndikimin në rritje të Turqisë në Lindjen e Mesme si një shqetësim të madh. Komiteti i emëruar nga qeveria paralajmëron se përpjekjet e Turqisë për të rivendosur ndikimin e saj të epokës osmane mund të rrisin tensionet me Izraelin dhe potencialisht të çojnë në konflikt.

“Më i rrezikshëm se kërcënimi iranian”

“Kërcënimi nga Siria mund të evoluojë në diçka edhe më të rrezikshme se kërcënimi iranian”, thuhet në raport. Vlerësimi i komitetit vjen në sfondin e politikave gjithnjë e më këmbëngulëse të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në rajon, të cilat nga disa analist vlersohen në kundërshtim me interesat e Izraelit. Raportet e mediave nënvizojnë fuqinë e forcave të armatosura turke, të cilat mund të shikojnë prapa në përvojën e dekadave në luftë. E njohur për trupat e saj të disiplinuara dhe të qëndrueshëm në beteja, ushtria turke është përfshirë në ndërhyrje të shumta; nga Lufta e Koresë deri te operacionet e fundit në Siri, Libi dhe Azerbajxhan. Kjo përvojë jo vetëm që i përmirësoi aftësitë e tyre luftarake, por gjithashtu i bëri ata një forcë të frikshme në gjeopolitikën rajonale

Ushtria e dytë më e fortë në NATO

Turqia është anëtare e NATO-s dhe ka ushtrinë e dytë më të fortë brenda aleancës. Me mbi 400,000 ushtarë aktivë dhe teknologji të avancuar ushtarake, duke përfshirë dronët dhe raketat e zhvilluara brenda vendit, Turqia ka aftësi të gjera dhe të sofistikuara ushtarake. Aftësitë e ushtrisë turke u demonstruan veçanërisht në konfliktin e Nagorno-Karabakut, ku ajo i dha mbështetje të konsiderueshme Azerbajxhanit.

Paralajmërimi i Komitetit Nagel vjen në një kohë kur tensionet midis Izraelit dhe Turqisë janë rritur pas mbështetjes se Turqisë për grupe të ndryshme në Siri, për të cilat komiteti tha se mund të veprojnë kundër interesave izraelite.

Rikthimi i epokës osmane

Raporti këshillon politikëbërësit izraelitë që të përgatiten për një skenar në të cilin Turqia mund të përdorë fuqinë e saj ushtarake për të sfiduar sigurinë e Izraelit, duke përmendur përpjekjet e Turqisë për të rivendosur ndikimin e saj si në periudhen osmane.

Ky zhvillim ka ndezur një stuhi diskutimesh diplomatike dhe strategjike në Izrael. Situata e ndërlikuar është se të dy vendet janë lojtarët kryesorë në Lindjen e Mesme , ku aleancat dhe armiqësitë ndryshojnë me erërat e politikës dhe pushtetit. Mundësia e konfliktit midis dy entiteteve të tilla të fuqishme ushtarake po monitorohet nga afër në rajon dhe ngre shqetësime për stabilitetin jo vetëm në rajonin dhe më gjerë. E tëra kjo mundë të prodhoj përfshirjen e mundshme të anëtarëve të tjerë të NATO-s ose shteteve të Lindjes së Mesme në një luftë serioze me përmasa të papara .

P.s/ Brigadat turke në Korenë e Jugut

Në korrik 1950, 5200 ushtarë turq shkuan në Luftën e Koresë. Pas Shteteve të Bashkuara, Turqia ishte vendi i dytë që iu përgjigj thirrjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një artikull i ftuar nga Nabi Yücel :”Ushtarët amerikanë nuk kuptuan shumë gjëra. As gjuha dhe as mënyra e veçantë e ushtarëve turq nën komandën e gjeneral brigade Tahsin Yazici”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit