-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e 12-vjeçarit, reagon QSUT: U diagnostifikua me miokardit akut, e pamundur të parandalohej

Kryesoret

QSUT ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të 12-vjeçarit Leo Sadiku. Në reagim QSUT shpreh ngushëllime për familjen e 12-vjeçarit dhe shprehen se pacienti është diagnostifikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme.

QSUT thekson se pavarësisht kujdesit makismal dhe trajtimeve të kryera ishte e pamundur që të parandalohet.

“QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.”, thihet në reagimin e QSUT.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit