Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shëngjin.
I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur pranë një resorti në rrugën e Kunës, ndërsa rrethanat e sakta mbeten ende të paqarta.
Ekspertët e policisë janë duke mbledhur prova në vendngjarje me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.









