-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nipi i diktatorit Enver Hoxha në SPAK

Kryesoret

Ditën e djeshme në SPAK është paraqitur Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha. SPAK nuk ka dhënë detaje deri tani lidhur me thirrjen e Hoxhës në prokurori, në çfarë cilësie ka qenë dhe për cfarë është pyetur. Ermal Hoxha më parë ka qenë i dënuar për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine më 14 janar të 2015. Ermal Hoxha bashkë me të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy kolumbianë, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Dosja Xibraka është rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e SPAK-ut pas denoncimit të Gazment Bardhit për vëllanë e kryeministrit, Olsi Ramën. Por nuk dihet nëse Ermal Hoxha është thirrur për këtë dosje me të cilën i ka mbyllur në 2018 hesapet me drejtësinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit