Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, që kanë përfshirë rrugët dhe lagjet në disa qytete të mbretërisë.
Qendra Kombëtare për Meteorologji ka lëshuar alarme të ndryshme, duke përfshirë alarmin e kuq për qytetet e shenjta Mekë dhe Medine, si dhe për rajonin lindor.
Autoritetet e shpëtimit kanë rritur gatishmërinë dhe kanë kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë vigjilentë, duke shmangur zonat e grumbullimit të ujërave të reshjeve.