Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka postuar përsëri pamje nga aksioni i lirimit të hapësirave publike.
Rama u shpreh se aksioni është pjesë e vizionit për Shqipërinë 2030 si një vend i gatshëm për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE.”, shkruan Rama.









