Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë pranë një pallati, në “Bregun e Drinit” në Lezhë. Kjo ka sjellë që banorët e pallatit të largohen dhe të kenë panik.
Menjëherë kanë arritur forcat zjarrfikëse të cilët po merren me shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe nuk raportohen për persona të lënduar.