Ramazan Mataj, 33-vjeçar, u ekzekutua më 4 janar 2025 pas një plani të kurdisur nga dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, për shkak të dyshimeve për lidhje të mundshme me motrën e tyre, që kishte pasur një martesë të prishur.
Ata krijuan një profil të rremë në rrjetet sociale si një vajzë, me të cilën Mataj komunikoi dhe ra në kurthin e vëllezërve, duke dalë nga shtëpia për t’u takuar, por aty e priste Arjoni me armë dhe e qëlloi për vdekje. Hetimet intensive, të udhëhoqura nga Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor, çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
Vëllezërit fshehën armën e krimit në një zonë të pyllëzuar, por pamjet filmike dhe dëshmitë e mbledhura i ndihmuan hetuesit të zbardhnin krimin.