Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në rrjetin e saj social ka denoncuar rritjen e çmimeve të shportës së konsumit.
Tabaku shprehet se rritja e çmimeve vjen si pasojël e taksave dhe sistmei i padrejtë i ngritur i cili penalizon punën e ndershme por penalizon njëkohësisht dhe produktet që të vijnë me cmime normale në tryezat e shqiptarëve. Ajo thekson se viti 2025 do të jetë i rritjes së çmimeve por edhe i zgjidhjes së probleme.
“Kjo rritje vjen për disa arsye: taksat dhe sistemi i padrejtë i ngritur i cili penalizon punën e ndershme por penalizon njëkohësisht dhe produktet që të vijnë me cmime normale në tryezat e shqiptarëve. Mungesa e konkurrencës dhe kapja e cdo hapësire në treg që nga zinxhiri i shpërndarjes deri tek shitja, tek pika e shitjes për konsumatorët dhe së treti,të ardhurat e disponueshme që kanë qenë në rënie. Këto tre elementë i kanë varfëruar qytetarët shqiptarë. Kush është zgjidhja? Sigurisht ndryshimi i një modeli ekonomik, ndryshimi i një modeli i cili sot ka shteruar , nuk jep dot më asgjë, nuk jep zgjidhje dhe unë nuk e pres zgjidhjen nga ato që nuk e dhanë në 12 vite. Shpresoj shumë që ekonomia shqiptare të ketë burime të tjera rritje, të ketë të tjera mundësi për një konkurrencë të hapur, për një sistem taksash të drejtë dhe në fund të ditës cdo gjë zgjidhjen tek ekonomia e ka”, tha Tabaku.