Presidenti i spaozgjedhur Donald Trump ka shprehur që do të marrë nën kontroll kanalin e Panamasë dhe Groenlandën. Trump ka thënë se kontrolli amerikan i të dyjave është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Noel Barrot ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do t’i lejojë vendet e tjera që të sulmojnë kufijtë e tij sovran.
“Qartazi nuk ka dyshim që Bashkimi Evropian do t’i lejonte kombet e tjera të botës të sulmonin kufijtë e tij sovranë, kushdo qofshin ata. Ne jemi një kontinent i fortë”, tha ai për radion France Inter.
Ministri franceza shtoi se “Nëse po më pyesni nëse unë mendoj se Shtetet e Bashkuara do të pushtojnë Groenlandën, përgjigja ime është jo. Por, a kemi hyrë në një periudhë kohore kur flitet për mbijetesën e më të fortit? Atëherë përgjigja ime është po”.