Nga sot, qytetarët e 50 shteteve, përfshirë SHBA-në, Kanadanë dhe Australinë, duhet të kenë një leje elektronike udhëtimi (ETA) për të hyrë në Britaninë e Madhe.
Masa e re synon forcimin e sigurisë në kufijtë e vendit. Aplikimi mund të bëhet online përmes një deklarate që përfshin detaje të identitetit dhe pyetje sigurie. Kostoja është 10 paund dhe leja do të jetë e vlefshme për dy vjet.
Kjo skemë, e cila zbatohet për qytetarët e vendeve që nuk kanë nevojë për vizë për të vizituar Britaninë, aplikohet tashmë për qytetarët e Katarit, Bahreinit, Kuvajtit, Arabisë Saudite, Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai tani shtrihet tek qytetarët e 48 vendeve dhe territoreve, duke përfshirë Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kanadanë, Korenë e Jugut, SHBA-në, Hong Kongun, Izraelin, Japoninë, Meksikën, Zelandën e Re.
Nga prilli, kjo masë do të përfshijë edhe qytetarët e Bashkimit Evropian.