Zjarre të shpejta po përhapen në Los Angeles, ku dy persona kanë humbur jetënd eh janë lënduar dhjetëra të tjerë. Shefi i zjarrfësve të qytetit ka thënë se katër zjarre janë aktive aktualisht me asnjë përqindje të mbrojtur.
Në lidhje me zjarret Donald Trump ka fajësuar Gavin Newsom, guvernatorin e Kalifornisë. Trump në llogarinë e tij në Truth Social shprehet se Newsom ka refuzuar të nënshkruajë deklaratën për restaurimin e ujit që iu paraqit.
“Newsom refuzoi të nënshkruante deklaratën për restaurimin e ujit që iu paraqit, e cila do të kishte mundësuar që miliona galonë ujë, nga shiu i tepruar dhe shkrirja e dëborës nga veriu, të kalonin çdo ditë në shumë pjesë të Kalifornisë, përfshirë zonat që po digjen aktualisht në një mënyrë pothuajse apokaliptike”, shkruan Trump.