Në vijim të kontrolleve të rrepta nga Policia Kufitare, në PKK Qafë Thanë, një shtetas u arrestua pasi po tentonte të kontrabandonte medikamente të licencuara, të cilat i kishte fshehur në automjetin e tij.
Gjatë kontrollit të detajuar, u zbuluan paketime medikamentesh, për importimin e të cilave kërkohet licencë speciale.
F.V., 31 vjeç, banues në Pogradec, u arrestua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.