Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në segmentin e rrugës rurale që lidh fshatin Jakodinë të Elbasanit me fshatin Bujqës. Nga aksidenti janë plagosur dy adoleshentët që po ecnin me biçikletë.
Drejtuesi i makinës tip Fiat Gerald Sollaku ka goditur biçikletën që drejtohej nga 14-vjeçari Franko Nergjoni dhe në të ishte edhe 16-vjeçari Egil Moli. Dy adoleshentët janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.
Ndërsa policia po vijon hetimet për rrethanat e aksidentit.