Policia e Lushnjës ka arrestuar 3 persona dhe ka vënë në hetim një tjetër, pasi iu gjendën lëndë narkotike dhe materiale të kundërligjshme.
Operacioni i koduar “Penaliteti” ka rezultuar në sekuestrimin e kokainës, kanabisit, lëndëve eksplozive dhe armëve të ftohta.
Një 17-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante drogë pranë shkollave në Lushnjë, u procedua në gjendje të lirë. Ndërsa, tre të arrestuarit, dy prej të cilëve nga Lushnja dhe një nga Kuçova, janë kapur me drogë dhe lëndë eksplozive.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.