Vazhdon debati në Itali për emigrantët që ka në plan kryeministrja Meloni që të sjellë në Shqipëri. Sot në një konferencë për mediat italiane, Giorgia Meloni u shpreh se Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë.
“Më duket se vendimet e Gjykatës së Kasacionit i japin të drejtë qeverisë, pasi thonë se i takon qeverisë të krijojë vende të sigurta.
Qendrat në Shqipëri janë gati për të funksionuar. Vitin e kaluar zbarkimet u ulën me 60%, por për sa na përket neve qendrat janë gati për të qenë operacionale”, theksoi Meloni.