Policia e Krujës ka arrestuar dy vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. 21-vjeçari me iniciale A.Ç., ishte i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë të një shumë parash në një karburant në fshatin Arramerras në vitin 2021.
Ndërsa 27-vjeçari me iniciale G.Ç., dyshohet se në muajin prill 2024 së bashku me vëllain e tij kanë goditur me grushte një person dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.