Nga ngjarja e rëndë që ndodhi me 1 janar në tavernën “Velestovo” në qendër të Cetinjes humbën jetën 12 persona.
Ndërsa ditën e sotme numri i viktiamka shkuar në 13, pasi një i plagosur ka ndërruar jetë pasi ishte në reaminacion që nga 1 janari. Mediat malazeze shkruajnë se ka ndërruar jetë një nga të plagosurit, Dejan Kokotoviç.
Krimi ka ndodhur në pesë vendndodhje të ndryshme, në vendin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në zonën e katërt dhe të pestë nga një person.
Ndërsa autori i krimit Aco Martinoviç vrau veten pranë banesës së tij, ku ishte i rrethuar nga policia pasi ishte ndjekur prej orësh.