Një 12-vjeçar nga Maliqi ndërroi jetë tragjikisht në Tiranë. Familja akuzoi mjekët nga Korça në Tiranë. Spitali i Korçës ka reaguar.
Mjekët shprehen se pas shtrimit në spital gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe në datën 31 Dhjetor, me dëshirën e prindërve, është larguar për në banesë.
“Gjate shtrimit ai është mjekuar me antibiotik, perfuzione dhe ilaçe për barkun. I gjithë mjekimi është bërë mbi rezultatet e analizave”, thuhet në reagim.
Në datën 7 Janar, kur 12-vjeçari është paraqitur sërish në urgjencën spitalore të Korçës “është bërë stabilizimi i gjendjes shëndetësore edhe pse u paraqit në situate shumë të rënduar në spital”.
Por, theksojnë për shkak të simptomave të cilat janë të njëjta për disa diagnoza u bë e mundur të niset menjëherë në kryeqytet për mjekim të specializuar dhe për ekzaminime të thelluara shëndetësore. Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.