Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Sarandës, ndërsa një 24-vjeçar është shpallur në kërkim pasi kundërshtuan policinë.
Ngjarja ka ndodhur më 8 janar, në rrugën “Skënderbeu”, ku dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik.
32- vjeçari G. H., u arrestua, ndërsa 24-vjeçari E. L., është shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.