Dua Lipa dhe disa yje të tjerë britanikë janë detyruar të largohen nga Los Anxhelos për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer në qytet. Artistja me origjinë shqiptare, së bashku me James Bourne nga Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam ‘Gatsby’ Blackwell nga TOWIE, kanë lënë shtëpitë e tyre ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos.
Dua Lipa ka postuar një status në Instagram, ku ka bërë të ditur se është e sigurt dhe ka arritur të largohet nga qyteti. Ajo shprehu shqetësim për ata që janë prekur nga zjarret dhe shpreson që gjendja të përmirësohet sa më shpejt.