Një shqiptar, i kërkuar për vrasjen e një ukrainasi të pastrehë në Varese, Itali, është arrestuar në Slloveni më 5 janar 2025.
Ai dyshohet se ka qëlluar dhe vrau Vadym Usatyi, 46 vjeç, më 27 tetor 2024. Policia sllovene e ndaloi për një krim tjetër, dhe pas verifikimeve doli se ishte një nga të kërkuarit nga Interpol Roma.
Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim të plotë nga autoritetet, pasi po priten rezultatet e analizave të gjurmëve të gishtave. I dyshuari ka një histori të gjatë kriminale dhe përdorte identitete të rreme.