-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ia dolëm të krijojmë një metropol Tiranë-Elbasan-Durrës

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në takimin me anëtarët e PD në Elbasan u shpreh se ata ia kanë dal që ta transformojnë Shqipërinë.

Berisha thekson se me rrugë paqësore arritën që të përmbysnin diktaturën më të egër. Ai tha se Partia Demokratike krijoi një motropol Tiranë-Elbasan-Durrës.

“Në vitin 2008, shqiptarët që në shekuj përjetuan varfërinë më të mëdha, arritën të largohen nga grupi i kombeve të varfra dhe të kalojnë në grupin e kombeve më të ardhura të mesme të larta.

Kjo ishte një meritë e jashtëzakonshme e qytetarëve të lirë të këtij vendi që e bënë Shqipërinë të ecë drejt zhvillimit me hapa më të shpejta se ndonjë vend tjetër.

Miqtë e mi, po ta shohësh në rrafshin filozofik, çfarë ishte kjo parti? Kjo parti ishte parti e të vërtetave të mëdha të njeriut.

Idealet tona janë të vërteta, dinjiteti njerëzor është thelbi i lirive. Familja është shenjtëria më e madhe e shoqërisë.

Iniciativa e lirisë është forca jetike e një shoqërie.

Interesi kombëtar është shtylla, pa të cilën asnjë forcë politike nuk meriton të ekzistojë.

Këto ishin vlerat, parimet mbi të cilat ne u mbështetëm. Ne qëndruam të vërtetë edhe në kohërat tona më të vështira. Në vitin 1997, ne morën përgjegjësi për lejimin e skemave piramidale. Por po rikujtoj këtu secilin prej jush. Rebelimin komunist me armë e dominuam me zgjedhje.

Vendosëm të shkojmë tek sovrani. Të gjykojë pavarësisht se mendonte në mënyrë të gabuar se ne kishim marrë paratë e tij. Kurrë nuk i kishim prekur ato.

Por aty ka pasur një moment që nuk duhet ta harrojmë. Në qytete ku kërciste edhe kallashi, përfaqësuesit e PD deklaronin se një borxh që nuk është marrë, nuk mund të njihet.

Rivalët tonë deklaronin se do u japim çdo qindarkë. Pra, ne nuk pranonim të mashtronim, pavarësisht çmimit që mund të paguanim. Por nuk ishte opsion gënjeshtra për ne.

Kjo ishte arsyeja se pse 4 vitesh shqiptarët na votuan ne, pavarësisht nga gabimet që kishim bërë.

Qëndruam të vërtetë në çdo kohë ndaj dhe ia dolëm të transformojmë Shqipërinë.

Ia dolëm të krijojmë një metropol Tiranë-Elbasan-Durrës.

Ia dolëm që shqiptarët në këtë tokë të bekuar, të paguheshin më mirë se të gjitha kombet e tjera të rajonit, përfshi rumunët dhe bullgarët.

Dhe unë u them ju se në atë kohë, objektivi ynë ishte Sllovenia, e cila sot ka rroga të barabarta dhe pensione me vendet e zhvilluara të Evropës.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit