-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Pogradecin po e sulmojnë dy klanet mafioze Rama-Xhafaj me kulla

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Pogradeci tha se qyteti po sulmohet nga dy klane, “Rama-Xhafaj” duke ndërtuar kulla për të larguar UNESCO-n.

Jemi këtu për të ngritur zërin për shpëtimin e Pogradecit. Pogradeci ndodhet para një agresioni të identitetit të tij. Në kuptimin më të vërtetë të kësaj fjale.

Këta banorë nga Lini në Tushemisht në breza me punën dhe investimet e tyre janë përshtatur liqenit dhe kanë krijuar një harmoni. Liqeni nuk ka baloz të zi, por qytetit i del balozi i zi, i del mafia dhe do t’ia lidhë sytë, t’ia shkatërrojë brigjet.

Do ta transfigurojë dhe e tëra vetëm për qëllime pasurimit të saj. Mendja më e mbrapshtë mbi tokë nuk mund të bëhet, vec mendja e transformuar nga mafia dhe vjedhjet, sa të imagjinosh kulla buzë këtij liqeni.

Ato kulla nëse qytetarët nuk i dalin zot qytetit do të shkojnë deri në Tushemisht dhe më pas deri në Lin. Ju nuk mund të imagjinoni sasitë kolosale të narko-eurove të trafikantëve shqiptarë.

Këtu u tha se janë 120 studio botëtore arkitekturore, por prapa tyre janë organizatat më të rrezikshme kriminale të Europës dhe botës. Vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga bandat e Dubait në bankat Europiane 3 miliardë euro.

Që të gjithë këta kanë një shtyllë, dhe ky është Edi Rama. Armand Lilo që përflitet se është autor i këtyre kullave e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafajt, nuk di, por një gjë është e sigurtë, kanë lidhje me mafiozin Fatmir zi Xhafaj.

Të mos imagjinojë kush se do të guxonte Armandi (Lilo) apo Fatziu (Xhafaj) pa padrinon Edi Ramën, sot dihet, se ky është kryeministri i vetëm në botë që firmos për cdo leje ndërtimi në vend.

Pogradecin po e sulmojnë dy klanet mafioze të pushtetit, klani Rama dhe klani Xhafaj. Firmat e zeza të Fatmir Xhafajt janë duke i dhënë tokë këtij (Lilos) në Tiranë dhe kudo tjetër. UNESCO që vlerësoi Ohrin, qytetin, liqenin, i vlerësoi me identitetin që ky qytet trashëgoi dhe tani dalin mafiozë dhe i ndërtojnë kulla.

Makabër është projekti i Linit, që nga një anë themi vendbanimi më i vjetër i Europës, tani do të shkojmë “Lini i betonit”. Mafia nuk njeh asnjë kufi. Ndaj ndodhin këto. Unë nuk jam kundër kullave, por kurrë nuk firmosa për një, asnjëherë. Pse? Sepse nëse do të ndërtosh shko gjej territorin, përcakto kushtet urbanistike që kanë.

Edi Rama personalisht dikton kush do ta marrë lejen, si do ta bëjë shpronësimin, s’ka rëndësi se nuk ka paret, paret i kanë banorët e Dubait dhe Amerikës Latine. Ti do të japësh emrin, i thotë se je biznesmen se paratë do të vijnë me konjener. Këta që u dalin zot nuk kanë asnjë faturë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit