34-vjeçari Edison Mecuku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Manchester. Ai u arrestua me qëllim ekstradimin në vendin tonë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt vendit tonë.