Papa Françesku në një telegram drejtuar kryepeshkopit të Los Angeles, shprehu afërsinë shpirtërore me të prekurit nga kjo tragjedi.
“Jam i pikëlluar nga humbjet e jetës dhe shkatërrimi i konsiderueshëm i shkaktuar nga zjarret pranë Los Angeles”, tha ai.
‘’Dua të siguroj komunitetet e prekura nga kjo tragjedi për afërsinë time shpirtërore me ta”, shkruan në emër të papës Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, numri dy i Vatikanit.
Ndërkohë zjarret në Los Angeles kanë shkaktuar deri tani 11 viktima dhe miliarda dollarë dëme materiale.