Kreshnik Farruku/ Budlla para pak ditësh është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit. Ndërsa mbrëmjen e sotme ai u arrestua nga RENEA për llogari të SPAK-ut.
Dy vëllezërit, Kreshnik Bodlli (Farruku) dhe Erneo Farruku, të njohur për përfshirjen e tyre në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, vendosën të vetëdorëzohen pranë Policisë së Durrësit.
Pas vetëdorëzimit, ata u ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë në lidhje me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të organizatës së strukturuar ndërkombëtare që drejtojnë.