Mbrëmjen e sotme një adoleshent është plagosur me thikë gjatë një konflikti në lagjen “8 Shkurti” në Fier. 16-vjeçari është paraqitur i plagosur në këmbë me thikë në spitalin e Fierit.
Dyshohet se gjatë një grindjeje mes adoleshentëve, njëri nga ata ka përdorur thikën duke lënë të plagosur moshatarin e tij.
Ndërkohë policia dhe ekspertët po merren me zbardhjen e rrethanave dhe motivet e aksidentit.