Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reguar për zjarret shkatërruese që kanë goditur Los Angeles. Osmani me anë të një postimi në platformën X, ka nderuar guximin dhe përpjekjet e reaguesve të parë për të shpëtuar jetë.
“Zemrat tona shkojnë për njerëzit e Los Angelesit të prekur nga zjarret shkatërruese. Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet, ne vajtojmë me ju.
Gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, ka shkruar Osmani.