Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles.
Hilton e cila humbi shtëpinë e saj nga zjarret shkatërruese, krijoi një fond mbështetës për viktimat e zjarrit përmes organizatës së saj jofitimprurëse, duke dhuruar vetë 100,000 dollarë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hilton bëri u bëri thirrje atyre që mund të dhurojnë të mbështesin financiarisht të prekurit.
“Si nënë, nuk mund ta imagjinoj dhimbjen dhe frikën e të mos pasurit një vend të sigurt për fëmijët tuaj, kështu që po nis një fond urgjence përmes organizatës sime jofitimprurëse për të mbështetur familjet me fëmijë të vegjël që kanë është zhvendosur. Po e filloj me një donacion personal prej 100,000 dollarësh dhe po zotohem të plotësoj çdo shumë shtesë të mbledhur, deri në 100,000 dollarë të tjera. Po kërkoj të tjerë që të kontribuojnë dhe të na ndihmojnë të bëjmë pjesën tonë”, tha Paris Hilton.