Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ishte titullar, në sfidën që Interi fitoi 0-1 në fushën e Venezias. Pas ndeshjes Asllani tha se është mësuar me kritikat dhe ato e motivojnë.
“Jam mësuar me këtë, ata shkruajnë shumë për mua. Por tani kam mësuar, kam fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe jam i lumtur kështu. Kam djem rreth meje që besojnë te unë.
Shumë kritika? Për mendimin tim, po, por është më mirë që ata të më kritikojnë sepse më karikojnë. Kam afër njerëz që më duan. Rëndësi sot kishin vetëm tri pikët”, tha Asllani për DAZN.