Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vizituar ditën e sotme në spital në Athinë Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Kryepeshkopi ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Vizitova në Athinë, Hirësinë e tij, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Lusim Zotin që gjithçka të shkojë mirë me shëndetin e Hirësisë së tij,” shkroi Balluku.