Lushnja mposhti 1-0 Erzenin në Kategorinë e parë të futbollit në raundin e 18-të.
Në minutën e 44-të me anë të golit të Kamissokos nga pika e bardhë e penalltisë, Lushnja kaloi në avantazh dhe ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë. Ndërsa Erzeni renditet me 4 pikë dhe mban vendin e fundit.
Pas këtij raundi vijon Vora me 44 pikë, ndjekur nga Flamurtari me 42 pikë dhe më pas Besa, Burreli, Kastrioti dhe Lushnja. Në fund Kukësi, Korabi, Valbona dhe Erzeni.