Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një padi ndaj Gazment Bardhit, duke e akuzuar atë për kallëzim të rremë pas hetimeve që vërtetuan se vëllai i tij, Olsi Rama, nuk ishte i përfshirë në aktivitet kriminal.
Rama tha se tani që hetimi ka përfunduar dhe ka zbuluar se kallëzimi ishte i pavërtetë, avokatët e tij po punojnë për një proces gjyqësor. Ai e quajti Bardhin “Babale i Dytë” dhe shtoi se ka fituar 11 gjyqe kundër opozitës, ndërkohë që shtoi se 7 të tjera janë në proces, përfshirë atë ndaj Bardhit.
“Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë”, tha Rama.