-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Malaj: Fushatat negative partiake e përçajnë dhe dëmtojnë diasporën

Kryesoret

“Një demokraci me votues të keqinformuar është e dënuar të dështojë”

Sokrati

Garantimi i së drejtës së votës për diasporën shqiptare para vitit 1990 dhe diasporën pas vitit 1990 është përmbushje e një detyrimi të premtuar dhe të parealizuar për 30 vjet tranzicion. Në lidhje me njohjen e së drejtës së votës diasporës vërehen dy qëndrime. Pozicioni i parë ka një perspektivë pozitive, bazuar në lidhjen jo thjesht fizike të diasporës me vendin e tyre. Vendet përfitojnë shumë nga diaspora jo vetëm në aspektin ekonomik, investimet e tyre në vendet e origjinës, por edhe nga personalitete shoqërore, shkencore dhe politike.

Diaspora është ura më e mirë lidhëse mes vendit të origjinës dhe vendeve ku ata jetojnë. Kontributet historike të shoqatës patriotike “Vatra” janë të jashtëzakonshme në vendimet e rëndësishme gjeostrategjike që morën SHBA-të, duke mos lejuar copëtimin e Shqipërisë dhe asimilimin e saj nga fqinjët grabitqarë, të pangopur për copat e mëdha që zhvatën nga trupi i përgjakur i Shqipërisë që vazhdoi të rrjedhë gjak nga copëtimi i saj në 1913. Diaspora shqiptare ishte çelësi që hapi dyert edhe për Shtëpinë e Bardhë.

Nuk po hyj në emrat më të shquar dhe kontributet e tyre të spikatura për atdheun e tyre. Misioni patriotik i VATRA-s dhe personaliteteve shqiptare për Shqipërinë, sidomos në fillim të viteve ’90 meritojnë mirënjohje kombëtare. Por aktualisht, për shkak të disa politikanëve që tentuan të keqpërdorin mikpritjen e VATRA-s për përfitime politike, barazlargësia e VATRA-s nga partitë politike shqiptare është dëmtuar.

Ky është një rast konkret se sa shpejt dhe ashpër gjuha e urrejtjes dhe keqpërdorimi i çdo ndikimi abuziv mund të dëmtojë një nga organizatat me ndikimin më të madh në diplomacinë amerikane. Grupi i dytë pasqyron qëndrime hezituese rreth njohjes/dhënies së të drejtës së votës diasporës. Ata argumentojnë se votuesit që nuk jetojnë në Shqipëri, nëse vota e tyre bëhet vendimtare se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve parlamentare, atëherë vendi, sipas tyre, do të drejtohet nga një qeveri me sovranitet të cunguar.

Mendoj se diaspora duhet të ketë të drejtën e votës jo thjesht dhe vetëm për kontributin e parave të dërguara për familjet e tyre, duke zbutur ndjeshëm varfërinë ekstreme të familjeve të tyre. Remitancat vitet e fundit kanë arritur deri në 1 miliard dollarë, që është shumë më tepër se investimet e huaja direkte, sesa investimet buxhetore publike, pra të financuara nga taksat. Ka pasur vite kur remitancat kanë qenë më të mëdha se deficiti tregtar. Remitancat kanë ndihmuar ndjeshëm në uljen e inflacionit.

Këto flukse hyrëse të konsiderueshme zvogëluan ndikimin negativ të deficitit të madh tregtar, reduktuan daljen jashtë vendit të shumave të mëdha, importeve tregtare. Remitancat “penguan” dobësimin e rritjes ekonomike, rritjes se deficitit tregtar, deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Ajo që ia vlen të diskutohet sa më i madh është rreziku potencial që fushata për çdo votë të diasporës, nëse gjuha e urrejtjes bëhet instrumenti kryesor i fushatave e partive politike në diasporë, të rritë rrezikun real për ta përçarë diasporën, për të minimizuar influencën e saj pozitive dhe sfiduese përballë politikaneve krizaprodhues.

E kuptoj që çdokush mund ta quajë këtë analizë moraliste, për disa edhe utopike. Apeli publik është që subjektet politike të ndalojnë gjuhën e urrejtjes, të reduktojnë në maksimum strategjitë, taktikat dhe burimet e zeza financiare që përdorin për të ndikuar dhe për të deformuar vullnetin e votuesve të diasporës.

(i) Për shkak të dështimeve të shumë partive politike për të menaxhuar mirë ekonominë gjatë dhe pas COVID?: (ii) për shkak të inflacionit të lartë që po dëmton seriozisht fuqinë blerëse të të ardhurave të klasës së mesme, (iii) reduktimin e programeve sociale në ndihmë të të varfërve, (iv) për shkak të zhvillimeve gjeopolitike që kanë shtuar konfliktet dhe luftërat, është reduktuar deri në ndalimin e furnizimit me energji nga Rusia dhe (v) për shkak të kostove të emigrantëve.

Të gjitha çmimet e energjisë dhe energjitë negative të ekstremeve politike, për shkak të rritjes së frikshme të varfërisë, jo vetëm papunësisë, pabarazisë dhe reduktimit të mbështetjes për strategjitë pro të varfërve dhe fonde rishpërndarëse të kohezionit dhe solidaritetit social, politikës në tërësi dhe politikanëve po rrezikohen gjithnjë e më shpesh dhe gjithnjë e më shumë nga krimet politike deri në vrasje politike.

Mjedisi politik është një fuçi benzine që mund të shpërthejë edhe nga shkëndijat më të vogla të agresivitetit dhe baltës mes politikanëve armiqësorë me njëri-tjetrin. Mjedisi politik është një fuçi benzine që mund të shpërthejë edhe nga shkëndijat më të vogla të agresivitetit dhe përbaltosjes mes politikanëve armiqësorë me njëri-tjetrin.

Zjarri i urrejtjes politike po ndizet nga dezinformatat e shumta, shpejtësia e përhapjes së lajmeve të këqija, që sipas një studimi të MIT, është 6 herë më e shpejtë se përhapja e lajmeve të mira. Pa dyshim, nuk duhet nënvleftësuar përkushtimi i pakufishëm dhe fuqia mediatike dhe financiare e multimiliarderit, të cilat janë lehtësisht të keqpërdorshme, i cili është i djathtë dhe keqpërdor pushtetin e tij për të ndikuar në zhvillimet politike në vende të tjera, herë duke kërkuar të rrëzojë kryeministrin britanik dhe herë duke imponuar votuesit gjermanë për të mbështetur partia e ekstremit të djathtë.

Deri më tani, në takimet me diasporën, gjuha e urrejtjes po ndez flakën e mosmarrëveshjeve partiake. Modeli që udhëheqja politike e vendit tonë po “eksporton” në diasporë është agresioni ndërpartiak deri në përplasje fizike. Po dëgjojmë jo pak raste të krimeve politike. Liderët politikë, megjithëse e dinë se fuqia shkatërruese e emocioneve të pakontrolluara në fushatat elektorale është po aq e fortë në agresivitetin e saj shkatërrues sa edhe emocionet e të varurve nga drogat e forta, nuk po e ndalin gjuhën e urrejtjes.

Politikanët përpiqen në çdo mënyrë, qoftë edhe të paligjshme, deri edhe burime financiare kriminale, të ruajnë apo të fitojnë pushtetin në çdo kusht. Është e vërtetuar se pas zgjedhjeve, zhduken nga kontakti me elektoratin edhe se pas zgjedhjeve ata lanë ndezur zjarrin e gjuhës së urrejtjes dhe pasojat joafatshkurta. Shumica gëzon fuqinë e fitores, por edhe pakica opozitare gëzojnë përfitimet jo të vogla direkte dhe indirekte të statusit të deputetit.

Grindjet mes mbështetësve radikalë rrezikojnë të vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe mund të prodhojnë edhe viktima. Diaspora shqiptare, për shkak të ndjenjës së rritur në emigracion për atdhedashurinë, për shkak të zhgënjimeve të mëdha, krizave të vështira sociale dhe ekonomike, janë larguar nga qëndrimet dhe reagimet kategorike partiake dhe janë bashkuar, sipas sfidave të përbashkëta të familjeve të tyre në emigracion.

Jo se emigrantët nuk u hedhin njëri-tjetrit herë pas here “kunja” partiake, por ndezin shkëndija të vogla që nuk ndezin zjarr, por që ushqehen edhe studiot televizive shqiptare ku mbizotëron banaliteti dhe agresiviteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit