Ish-kryeministri Sali Berisha bëri të ditur planin e 100 ditëve të para në qeveri nëse vjen në pushtet, nga pagesat tek ulja e çmimit të dritave.
“Paketa e 100 ditëve të para është paketë e përmbysjes së madhe të shpërndarjes së të ardhurave të shqiptarëve. Në tre muajt e parë të qeverisjes sonë do të marrë 200 euro cdo shqiptar që nuk merr asgjë sot. Ka me mijëra qytetarë që nuk kanë asnjë lloj pensioni. 200 Euro. Kanë shpërthyer në një mashtrim, tejkalojnë etërit e tyre, Rama dhe Lubia janë në garë me njëri tjetrin si papagajë të përsërisin gënjeshtrat. Ulet korrenti thonë. Po a ishte fasha e parë e korrentit 77 Lekë deri në 2013 dhe e more e bëre 95 lekë.
Nga 2014 dhe deri tani u ke marrë shqiptarëve, 600 mln euro nga xhepat e tyre. Se vetë tha, se kjo ulje nga 95 në 85 është 30 mln euro, atëherë rritja nga 77 në 95 është 60 mln euro. Pra iu morën shqiptarëve 600 mln euro. Këta janë turpi i historisë. Prisni, 100 mln euro kanë marrë në 2015 nga buxheti se u tërhoqën nga arbitrazhi dhe i paguan CEZ-it, i ndanë me ata 100 mln euro. Në 2023 kanë marrë 200 mln euro nga buxheti dhe 80 mln euro garanci kredie dhe ia kanë dhënë CEZ-it.
Nuk ka sharlatan si këta bota. 900 mln euro kanë marrë nga taksat e qytetarëve dhe po u kthejnë për një vit 30 milionë euro. Do të marr fund kjo. ERE do të rikthejë 70 lekë 300 kilovatët e parë, 100 lekë fashën e dytë, kurse bizneset do të zbresin përsëri në 60 lekë. Vjedhjet e Lubi Ballukut me energjinë kanë kufi vetëm qiellin. Nuk ka përdorur kurrë kush kaskadën e Drinit në mënyrë më kriminale se ky person, e cila është një mrekulli, është një pasuri shumë e çmuar.
Këta e zbraznin kaskadën duke shitur tek ndërmjetësit e saj me çmim tre herë më të ulët sesa në treg, e faktuar, ndërmjetësit e saj e blinin energjinë tre herë më të ulët dhe e shisnin tre herë më lart në bursë dhe ndanin pastaj, këta janë të pangopur. Ke parë ti, bursën e kanë formale, i detyruan ndërkombëtarët, por bursa është stoli, nuk funksionon. E vuta ju re dje, të gjitha betimet e Ramës, nuk jam kështu dhe ashtu, por hajdut nuk tha dot, nuk u betua dot se nuk jam hajdut, nuk e tha dot se i prishej fytyra.
Unë i them sot, ti je hajduti më i madh në histori. Të vetmen gjë që bëre mirë, bëre mirë që nuk e the që “nuk jam hajdut”. Nuk e the (qesh). Jemi në një situatë shumë të favorshme me programin tonë, transparencën që i kemi bërë kësaj qeverie. Unë e kuptoj që avokati kryesor i krimit elektoral dhe vjedhjeve është SKAP-i i partisë. Por tani të marrim Erion Veliajn, në qeli apo jashtë, ai është i pakallur. Ne e bëjmë punën tonë dhe do të vazhdojmë. Natyrisht elektorati e ka të qartë se cfarë përfaqëson. Se mos është vetëm Erioni, modeli Erion është në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo është e vërteta” tha ai.