Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, disa familje nga Elbasani mes tyre katër fëmijë kishin mbetur të bllokuar. Ata ndodhen të bllokuar në rrugën rurale Elbasan-Labinot Mal, në fshatin Gur i Zi, Elbasan.
Emergjenca civile pranë Prefekturës Elbasan u njoftuan nga vetë ata dhe dërguan një fadromë për hepjen e rugës. Kështu në orën 01:20 u bë e mundur hapja e rrugës, ku ishin të bllokuar 8 automjete me rreth 20 persona, nga këta 4 të mitur, që nuk patën probleme shëndetësore.