Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm mblodhi në seli drejtuesit e qarqeve për fushatën elektorale. Fokusi ishte pikërisht vota e diasporës. Por kishte edhe një lëvizje për të njoftuar.
Pandeli Majko që u hoq nga Kukësi si drejtues qarku është dërguar për të punuar në Kavajë për qarkun e Tiranës.
Një bastion i djathtë ku beteja pritet që të jetë e ashpër, aq më tepër që ditët e fundit Majko është përfshirë në një debat me Berishën pas akuzave të kryetarit të PD-së.